Posts

Showing posts from February, 2021

Oligarkët, sipërmarrësit, partitë dhe ideologjitë! Liberale, 05. 10. 2020

Fjala ‘oligark’ i ka dhënë ngjyrat debatit politik të ditëve të fundit ndërsa është keqpërdorur masivisht dhe gjerësisht nga një spektër i gjerë njerëzisht. Pjesa dërmuese e përdoruesve të saj as nuk e dijnë kuptimin, thjeshtë e përdorin për të cilësuar ‘njerëzit e ligj’ që sipas tyre janë arsyeja e vetme pse vendi po shkon përditë e më keq. E dëgjojnë të përdorur nga ‘njerëz më të ditur’, dhe e përdorin pa e vrarë mendjen për semantikën e saj. Kurse pjesa ‘më e ditur’, që gjithashtu e përdor këtë fjalë, ndahet në dy grupe: një pakicë që ja di kuptimin por nuk ju intereson ta përdorin në semantikën e saj; dhe një shumicë që njohin kuptimin e gabuar të kësaj fjale. Majtistët janë mjeshtëra për të ndryshuar kuptimin e fjalëve, në interes të synimit propogandistik të diskursit të tyre. Diku përdorin eufemizma ëmbëlsues, diku i shtojnë konceptit një cilësor që ja ndryshon plotësisht kuptimin. Dhe diku tjetër, si në rastin e konceptit ‘oligark’, ja shtrembërojnë kuptimin duke e vendosur a...

A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020

Pas tërmetit të nëndorit të vitit të kaluar shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore. Tmerri lidhet me dy faktorë, të tjerë, shumë të rëndësishëm lokal dhe kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të p...